Gjilan

Lutfi Haziri i dërgon telegram ngushëllimi familjes Shaqiri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës- Dega Gjilan, z. Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Irfan Shaqiri
E nderuara familje Shaqiri,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të atdhetarit e patritotit të shquar, Irfan Shaqiri.
Ai nuk u tremb asnjëherë duke punuar për të mirën dhe të drejtat e shqiptarëve të Kosovës, madje as si i burgosur politik, bashkë me Adem Demaçin e Rexhep Malën, për rezistencë politike në luftën çlirimtare dhe në ndërtimin e shtetit.
Gjilani humbi një veprimtar të jashtëzakonshëm i cili parreshtur punoi për të mirën e përgjithshme dhe ne do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e tij.
Ëndrra e tij për të jetuar të bashkuar mbetet amanet për ne dhe gjeneratat tjera.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, miqve e bashkëveprimtarëve.
Zoti ua lehtësoftë dhimbjen!

You Might Also Like