Dr. Jusuf Ismajli, njëri ndër stomatologët e parë në Kosovë, post mortem është nderuar me mirënjohje për kontributin e dhënë. I bri i tij, Uran Ismajli, ish-ministërë i shëndetësisë ka shkruatr:
Sot pranova një mirënjohje post-mortem për babanë tim Dr. Jusuf Ismailin për kontributin e dhënë si një ndër stomatologët e parë në Kosovë. Ndjenjë krenarie e malli për njeriun, i cili ka dhënë shumë për komunitetin e tij në Prishtinë e në Gjilan. Ndihem i lumtur e i përmbushur që dashurinë, dijen e mirësinë e tij kanë arritur ta shohin edhe fëmijët e mi, e që mësimet e tij për jetën tashmë i kemi udhërrëfyes nëpër gjenerata.
Falënderoj nga zemra Shoqatën e Protetikës Stomatologjike të Kosovës për respektin ndaj babait dhe familjes tonë!