ARSIMI

Fillon certifikimi i mësimdhënësve për rishikim të teksteve shkollore

Në Komunën e Gjilanit, ka filluar për certifikimi i mësimdhënësve për rishikimin e teksteve shkollore.
Projekti i Bashkimit Evropian “Përkrahje për arsimin fillor dhe të mesëm të ulët” – KosEd, në bashkëpunim me Instituti Pedagogjik i Kosoves ka filluar këtë javë me ceremonitë e certifikimit të mësimdhënësve të cilët kanë përfunduar fazën e parë të trajnimit për rishikim dhe përmirësim të teksteve shkollore.
Faza e parë përfshiu tekstet e gjuhës shqipe dhe matematikës.
Komuna e Gjilanit, ishte e para ku u mbajt ceremonia, ndërsa javën e ardhshme vazhdojmë me komunat tjera. Ceremonitë e certifikimit do të përfundojnë deri më 25 tetor.
KosEd falënderon Drejtoria Komunale e Arsimit DKA – Gjilan dhe të gjithë mësimdhënësit e Gjilanit për përkushtimin dhe pjesëmarrjen aktive në trajnim.
Programi “Ngritja e kapaciteteve të mësimdhënësve për rishikim dhe përmirësim të teksteve shkollore,” i aprovuar nga MASHTI, ka trajnuar deri tani rreth 140 pjesëmarrës në 7 komuna.
Modulet e Programit:
Rishikimi dhe përmirësimi i teksteve shkollore: Parimet dhe metodologjia (6 orë).
Kriteret dhe përshkruesit për rishikim të teksteve (20 orë).
Analiza e teksteve dhe raportimi i të dhënave (22 orë).
Ky program ofron gjithsej 48 orë trajnime dhe aktivitete praktike për certifikim.
Programi ofRohet nga MASHTI, DKA, EU-KosED dhe Instituti Pedagogjik i Kosovës.

You Might Also Like