ARSIMI

Pensionohet Rushit Avdiu, Shef i Sektorit të Financave në Drejtorinë e Arsimit në Gjilan

Përmes këtij mesazhi po i shprehim falenderimet e sinqerta për kolegën, shefin tonë z. Rushit Avdiu.
Patëm fatin dhe nderin të bashkëpunojmë me të një kohë të gjatë në kryerjen e detyrave të Sektorit të Financave në Drejtorinë e Arsimit.
Gjatë kohës së kryerjes së detyrës së tij me profesionalizëm në DKA, ka treguar përpikmëri, pedantëri, durim, përkushtim, angazhim të jashtzakonshëm në punë, mirësjellje, mirëpritje, ndaj stafit të DKA-së ndaj zyrtarëve të IEA-ve si dhe ndaj palëve.
Z. Rushit Avdiu për disa vite ka fituar Çmimin për shërbyesin më të dalluar komunal në Administratën Komunale të Arsimit.
Meriton mirënjohjet dhe lavdëratat nga i gjithë stafi i DKA-së dhe IEA-ve.
DKA do ta ketë të vështirë të gjejë një person që do të ketë aftësi për t’a zëvendësuar!

Z. Rushitit ia urojmë ditëlindjen dhe i dëshirojmë shëndet, gëzime dhe lumturi në periudhën e jetesës në pension së bashku me më të dashurit e tij.

Ishte kënaqësi dhe nderë për ne që e patëm pjesë e stafit në DKA-së!

You Might Also Like