Libri

NË “VJESHTËN LETRARE TË GJILANIT” TË SHTUNËN PËRUROHET ROMANI ”LËKURA E GURIT” I MEHMETALI REXHEPIT

NË “VJESHTËN LETRARE TË GJILANIT PËRUROHET ROMANI I MEHMETALI REXHEPIT

Mehmetali Rexhepi, poet, prozator e kritik letrar, vjen këtë vit me romanin e tij , LËKURA E GURIT, të cilin e ka edituar Shtëpia botuese “Rozafa” nga Prishtina, të cilën e udhëheq shkrimtari ynë, Ramadan Mehmeti.
Për veprën më të re të këtij kkrijuesi të përkushtuar, pritet të flasin, përpos botuesit, edhe Prend Buzhala, Xheladin Mjeku, Arsim Halili e Hajdar Paçarada – Dumoshi, ndërsa veprimtarinë përuruese do ta drejtojë, mr. Tahir Arifi, krijues e studiues i letërsisë.
Përurimi mbahet në Bibliotekën e qytetit, “Fan S. Noli” të Gjilanit, të shtunën më 26 tetor 2024, ora 15:00….

Ju ftojmë dhe ju mirëpresim në këtë akt solemn letrar!

You Might Also Like