Gjilan

Ismajl Kurteshi si këshilltar komunal ka mbajtur 300 takime me qytetarë

Qytetarë të nderuar, në cilësinë e këshilltarit komunal, gjatë viteve 2022, 2023 dhe 2024, kam organizuar dy herë në javë takime me qytetarë.
Gjatë këtyre tri viteve kam mbajtur 300 takime, në të cilat i kam takuar mbi 1000 qytetarë.
Preokupimet e secilit prej tyre i kam përcjellë te Kryetari i komunës dhe drejtorët e drejtorive përkatëse.
Në shumicën e rasteve, qytetarët kanë marrë përgjigje nga kompetentët e shpesh i kanë realizuar të drejtat e tyre.
Qytetarë të nderuar, po ju njoftoj se edhe në vitin 2025, do të vazhdojë me takime dy herë në javë, nga ora 12:00 deri në 14:00:
– Ditën e martë (në Komunë) dhe
– Ditën e shtunë (në zyrat e VV-së)
Jeni të mirëpritur në vendet dhe kohën e lartpërmendur!
Me respekt
Ismajl Kurteshi

You Might Also Like