ZGJEDHJET 2025

Riad Rashiti: Qytetarët e Gjilanit të vendosur për ndryshim dhe për Bedri Hamzën kryeministër të Kosovës

Qytetarët e Gjilanit të vendosur për ndryshim dhe për Bedri Hamzën kryeministër të Kosovës
Me qeverisjen e Bedri Hamzës nuk do të ketë braktisje të projekteve për Gjilanin, por ato do të përfundojnë shpejtë sepse PDK përhere i ka nisur dhe i ka përfunduar projektet e mëdha për Kosovën.
Bashkë me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi takuam banorët e fshatrave Cërnicë, Livoq, Zhegër dhe Llashticë, të cilët me plotë entuziazëm shprehën vendosmërinë për fitoren e 9 shkurtit.
Kryetari Krasniqi siguroi qytetarët e Gjilanit se me Bedri Hamzën kryeministër të gjitha zotimet e tij janë të realizueshme dhe do të bëhen realitet, sepse z.Hamza atë që e premton edhe e realizon.

You Might Also Like