Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit ” Promovimi i të drejtave gjuhësore në Komunën e Kamenicës”, financuar nga Zyra e Komisionerit për gjuhët-ZKM, ka mbajtur debatin lidhur me diskutimin mbi implementimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve zyrtare nga organet komunale.
Qëllimi i organizimit të debatit ishte bashkëbisedimi me strukturat komunale dhe komuniteteve lidhur me implementimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve zyrtare.
Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve në debat kanë shpreh mendimet e tyre lidhur me implementimin e ligjit për përdorimin e dy gjuhësisë në institucionet komunale në komunën e Kamenicës.
Si rekomandime kryesore të dala nga debati janë: Rritja e nivelit të respektimit i të drejtave gjuhësore nga institucionet komunale, vetëdijesimi i zyrtarëve të drejtorive komunale për përdorimin e dy gjuhësisë, hartimi i rregullores komunale për njohjen dhe përdorimin e gjuhëve në nivel komunal, organizimi i aktiviteteve vetëdijesuese për komunitetet, vendosja e shenjave, njoftimeve dhe tabelave njoftuese komunale në dy gjuhë, rritja e stafit të zyrtarëve për përkthim.
Në këtë debat kanë marrë pjesë: Nënkryetarja e Komunës për Komunitete, zyrtarja për të drejtat e njeriut, zyrtarja për barazi gjinore, zyrtar nga zyra për komunitete ,zyrtar nga zyra ligjore, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.