Organizata Jo-qeveritare Dardanapress, në kuadër te projektit Promovimi dhe Avancimi i të Drejtave të Komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës, ka organizuar fushatën e vetëdijesimit në Kamenicë me qëllim të promovimit të drejtave të komunitetit Rom në Komunën e Kamenicës.
Qëllimi fushatës vedisuese ishte promovimi dhe informimi i qytetareve për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit Rom, për integrimin e romëve dhe shfrytëzimin e të gjitha të drejtave në arsimi, punësim, mirëqenia sociale, shëndetësi, etj.
Në kë aktivitet për shpërndarjen e fletëpalosjeve kanë marrë pjesë stafi i Dardanapressit, të rinjtë e komunitetit Rom.