Futboll

Naser Ajeti uron FC Dritën për titullin e kampionit në sezonin 2024/25

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në Federatën e Futbollit të Kosovës, Naser Ajeti, ka uruar klubin FC Drita për shpalljen kampion të Kosovës në futboll për sezonin 2024/25.

Në mesazhin e tij të urimit, Ajeti ka vlerësuar paraqitjet dhe kulturën sportive që FC Drita ka treguar gjatë gjithë kampionatit:

“FC Drita, urime për titullin e kampionit të futbollit të Kosovës. Gjatë tërë kampionatit keni treguar një kulturë të lartë sportive, ndeshje të bukura me plot emocione, duke i dhënë bukuri futbollit tonë. Urime çdo futbollisti për angazhimin dhe përkushtimin e treguar, po ashtu edhe gjithë stafit punues – nga kryetari deri tek ekonomi i klubit – secili në mënyrën e vet ka dhënë kontribut për këtë sukses.”

Ajeti ka ndarë një urim të veçantë për tifozët e klubit, të njohur si “Intelektualët”, të cilët ishin zëri i fuqishëm i skuadrës në çdo ndeshje:
“Një urim special shkon për tifozët ‘Intelektualët’, që ishin zëri i fortë kudo që u paraqit skuadra.”

Në fund, përfaqësuesi i FFK-së uroi klubin gjilanas për paraqitje sa më të suksesshme në garat evropiane:
“Ne, si pjesë e FFK-së, i urojmë FC Dritës suksese të mëdha në garat evropiane, për të na përfaqësuar në mënyrë dinjitoze.”

Me këtë triumf, FC Drita shpallet për herë të katërt kampione e Kosovës në futboll që nga themelimi i saj.

You Might Also Like