Futboll

U ankua Prishtina, por Gjilanit i mbetet fitorja

Komisioni i Garave i FFK-së i ka regjistruar të gjitha ndeshjet e xhiros së 34-të të Superligës me rezultatet e arritura në fushë, 𝐩ë𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐫ë 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐧 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚 – 𝐆𝐣𝐢𝐥𝐚𝐧𝐢 (𝟏:𝟐).

Bardhekaltrit kishin kërkuar 𝐟𝐢𝐭𝐨𝐫𝐞 𝐧𝐞ë 𝐭𝐚𝐯𝐨𝐥𝐢𝐧ë 𝟑:𝟎, me arsyen se Gjilani e ka aktivizuar Armend Thaqin, i cili dy xhiro më herët ishte ndëshkur me karton të kuq.

Sipas Prishtinës, Thaqi ishte suspenduar me dy ndeshje moslojë, ndërsa ai nuk e ka luajtur veç një ndeshje, ndërsa do të duhej të mungonte edhe në xhiron e 34-të, sipas Regullores së Garave për edicionin 2024/25.

Sipas klubit bardh e kaltër, askund s’ka pasur njoftim nëse Thaqit i është zbutur dënimi nga dy në një ndeshje moslojë, e këtë nuk e dinte as delegati i ndeshjes Prishtina-Gjilani.

Në njoftimin e Komisionit të Garave të FFK-së nuk përmendet fare ankesa e Prishtinës dhe ndeshja e saj me Gjilanin.

You Might Also Like