Pas ndeshjes së luajtur sonte në Stadiumin „Fadil Vokrri“ në Prishtinë ndërmjet Prishtinës e Llapit, e të cilën e fitoi ekipi kryeqytetas me rezultat 1:0, dihen tri ekipet e futbollit që do t’a përfaqësojnë Kosovën në Evropë, shkruan kryelajmi.com
FC Drita, që është kampione e Kosovës në sezonin 2024/2025 do ta përfaqësojë futbollin kosovar në kualifikimet për Championes League. Prishtina, si fituese e Kupës së Kosovës do të luajë në kualifikimet për UEFA League, derisa Ballkani që do të mbetet në pozitën e dytë do të luaj në Conference League.
Nga Kosova në Conference League do të luajë edhe një ekip tjetër e tashti për tashti gjasat më të mëdha I ka FC Malisheva, derisa edhe SC Gjilani do të mund të luajë në këtë garë, por me disa kushte.
Një pikë e fituar e Malishevës ndaj Prishtinës, ekipit Malishevas i siguron vendin e tretë dhe pjesëmarrjen në Conference League, kurse në rast të humbjes së Malishevës ndaj Prishtinës, e fitores së Gjilanit ndaj Ferizajt vendas, Gjilani do të luajë në Conference League. Krejt kjo do të vendoset në xhiron e fundit, e cila do të luhet këtë të diele. /kryelajmi.com/.