Zekirija Ramadani, në prag të ndeshjes me FCSB ka deklaruar:
“Nesër na pret një përballje mjaft e fortë kundër një skuadre shumë cilësore dhe me shumë traditë, pavarësisht një krize të vogël që çdo klub mund ta ketë. Ne jemi të gatshëm të japim maksimumin përballë një kundërshtari siç është FCSB”.
Në pyetjen nëse ishte i befasuar nga eliminimi i FCSB-së nga Shkëndija, trajneri Ramadani tha:
’Nuk jam aspak i befasuar, sepse vij pikërisht nga Maqedonia dhe e njoh shumë mirë kualitetin e Shkëndijës. E pamë gjithashtu që pati edhe fatin me vete, dhe e dimë që në sport edhe fati sportiv luan rol të rëndësishëm.’
Gjithashtu, Ramadani deklaroi:
‘Jemi përgatitur për një ndeshje të vështirë kundër një kundërshtari të fortë, dhe nuk e kemi nënvlerësuar aspak krizën që përmendet se është e pranishme te FCSB.’
Në pyetjen se si i komenton deklaratat e trajnerit dhe presidentit të FCSB-së, Ramadani u përgjigj:
‘Deklarata e trajnerit të FCSB-së ishte shumë e matur dhe profesionale. Sa i përket deklaratës së presidentit, mendoj se çdo president ka luksin që ndoshta të jetojë edhe pa futboll.’