Derbi i madh Drita – Gjilani në kuadër të kampionatit 2026/2027 do të zhvillohet në xhiron e gjashtë, në të cilën ekipi bardh e kaltër do të jetë vendas.
Këtë e ka përcaktuar shorti, i cili është hedhur sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Derbi i fundit i kishte takuar Gjilanit, mirëpo në përgjithësi Drita ka më shumë fitore se sa Gjilani, si në kampionat, kupë e turne të ndryshëm.
Për dallim nga derbi i kaluar Gjilani do të ketë një ekip krejt më ndryshe, derisa Gjilani ka pësuar më shumë ndryshime. /kryelajmi.com/.





