Futboll

Batatina: E merituam fitoren

Pas fitores 2:1 ndaj Gjilanit, kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina ka deklaruar:

“I përgëzoj djemtë për angazhimin, për lojën. Merituam fitoren. Djemtë dhanë maksimumin dhe ishim të vetëdijshëm se luajmë ndaj Gjilanit që ka lojtarë cilësorë. Në pjesën e parë kërkuam që duke dhënë maksimumin të bëjmë edhe gola. Realizuam dy gola, e më pas kërkova menaxhimin e rezultatit. Pranuam një gol sepse desha të bëj rifreskim në skuadër, ishte ndryshim taktik. Kishim edhe ne rastet tona në pjesën e dytë. Megjithatë, jemi të kënaqur me lojën dhe me djemtë që dhanë maksimumin. E kemi analizuar kundërshtarin dhe i bllokuam armët e tyre të forta.”

You Might Also Like