Gjilan

LDK: Komuna pa derivate, veturat të bllokuara në parking

Komunikatë e Degës së LDK-së
Është e papranueshme dhe e turpshme që Komuna e Gjilanit ka mbetur pa derivate për furnizim të veturave zyrtare, duke i lënë ato të bllokuara në parking. Ky është shembulli më i qartë i keqmenaxhimit dhe paaftësisë së pushtetit aktual, i cili nuk është në gjendje të sigurojë shërbimet elementare për qytetarët.
Vetura zyrtare nuk janë luks, por mjet pune për kryerjen e detyrave të përditshme, për ofrimin e shërbimeve dhe për të qenë pranë qytetarëve në çdo kohë. Bllokimi i tyre tregon se pushteti aktual e ka lënë komunën në një gjendje të dëshpëruar, ku edhe funksionimi bazik është vënë në pikëpyetje.
LDK në Gjilan nuk do të ndalet së denoncuari dështimet dhe neglizhencën e këtij pushteti. Ne besojmë se qytetarët meritojnë një qeverisje të përgjegjshme, ku transparenca, menaxhimi i mirë dhe ofrimi i shërbimeve të jetë prioritet i përditshëm.

You Might Also Like