Gjilan

Arbër Ismajli: Në Gjenevë të Zvicrës u ndjeva sikur isha në zemër të Gjilanit

Bashkëatdhetarët tanë me energjinë, idetë dhe dashurinë e tyre për vendlindjen na treguan edhe njëherë se sa e fuqishme është diaspora jonë.
Bashkë me nënkryetarin e LDK-së, njëherit, deputetin e Kuvendit të Republikës, z. Lutfi Haziri, dhe, mikun tonë kandidat për Asamble Komunale, Fitim Guda, vizituam miqtë tanë në Gjenevë, qytetarët e Gjilanit, të cilët na dhanë përkrahjen dhe mbështetjen e jashtëzakonshme për rrugën e tyre drejtë Gjilanit të ri.
Këta bashkëatdhetarët, me dashninë e tyre për vendlindjen dhe me vizionin që mbajnë për një Gjilan më të zhvilluar, treguan se sa e rëndësishme është lidhja tyre prej mërgate me qytetin e tyre të zemrës, Gjilanin e përbashkët.
Në fytyrat dhe çdo fjalë të tyre ndihej përgjegjësia e madhe që mbartin për familjet e tyre në Gjilan, por edhe krenaria e thellë që janë pjesë e historisë së suksesit të kombit tonë.
Ata janë shembull i gjallë se si sakrifica, puna dhe përkushtimi mund të bëhen ura lidhëse mes Kosovës dhe diasporës.
Një falënderim i posaçëm i takon mikut tonë të çmuar, Besnik Benz, dhe kryesisë së Nëndegës së Gjenevës, të cilët me mikpritjen dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm bënë që ky organizim të jetë historik dhe mbamendës.
Kontributi i gjithë mërgatës sonë, është dëshmia më e mirë se vetëm bashkë, pa dallim sa larg jemi, mund ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qytetin tonë dhe për Kosovën, në veçanti.
Bashkëatdhetarët tanë nga Gjeneva e Zvicrës na dhanë energji të re, besim e forcë që së bashkë do ta jetësojmë vullnetin e qytetarëve të Gjilanit me datë 12 tetor.
Koha e keqqeverisjes politike në Gjilan ka mbaruar.
Është koha e përgjegjësisë, angazhimit e përpjekjes së përbashkët për një qeverisje të drejtë e shumë parimore.

You Might Also Like