Vetëm tre minuta i kanë mjaftuar FC Dritës në pjesëlojën e parë që të gjunjëzoj ekipin e Prishtinës, në ndeshjen që është luajtur në Stadiumin „Fadil Vokrri“ në Prishtinë.
Drita e ka dominuar Prishtinën në fushë dhe në 30 minutat e para ia ka dalë që të fitojë gjashtë goditje nga këndi, dy nga të cilat ishin fatale për Prishtinën.
Në minutën 28, pas një goditje nga këndi nga e djathta, Egzon Bejtullai u shkëput më së larti dhe me kokë qëlloi këndin e psohtëm të majtë të Prishtinës për 1 me 0.
Tre minuta më pas, njëjtë, goditje nga këndi nga ana e djathtë, por kësaj radhe me një variant tjetër, ngase goditja nuk qe e drejtë, por e shkurtuar me një kombinim afër flamurit dhe pas harkimit një mbrojtës i Prishtinës deshi që të dëbojë topin me kokë, por vetëm deri te Vesel Limaj, i cili me të parën, me gjuajtje volej qëlloi këndin e poshtëm të djathtë të portës së Prishtinës për rezultatin 2:0 për Dritën.
Në pjesëlojën e dytë u bënë disa zëvendësime dhe më i qëlluari doli të jetë ai i Mujajt, i cili në minutën 77 pasi është shërbyer në thellësi ia ka dalë që me urti të dërgojë topin në këndin e poshtëm të majtë të Malokut, për rezultatin 1:2.
Në minutën 89 Prishtina fitoi një gjuajtje nga këndi pas së cilës zëvendësuesi Alban Shillova gjuajti me kokë dhe dërgoi topin një rrjetë, duke barazuar rezultatin në 2:2. Krejt në fund Drita ka mundur të humb ndeshjen, por Faton Maloku shpëtoi gol të sigurt dhe rezultati mbeti i barabartë. /kryelajmi.com/