Libri

Shkrimtari Mehmetali Rexhepi i dhuron romanin “Lëkura e Gurit” shkollës ku ishte drejtor

Për vizitë në Gjimnazin “Zenel Hajdini” ishte ish-drejtori i shkollës Mehmetali Rexhepi. Ai i solli një dhuratë bibliotekës së shkollës: romanin e tij “Lëkura e Gurit” si dhe librin “Apoteoza e lirisë” (poezi) nga autori Rexhep F. Morina. Kjo vizitë u vlerësua shumë nga drejtori i shkollës Jeton Rexhepi, si dhe nga stafi i shkollës.

“E falënderojmë ish-drejtorin Mehmetali Rexhepi për kujdesin dhe interesimin që ka në vazhdimësi për bibliotekën e shkollës së Gjimnazit “Zenel Hajdini” dhe shkollës sonë në përgjithësi. Me ç’rast na uroi për fillimin e vitit të ri shkollor”, ka thënë Jeton Rexhepi, drejtor.

You Might Also Like