Zgjedhjet Lokale 2025

Aktivitete të Alban Hysenit, kandidat i VV-së për kryetar të Gjilanit

Sot me kënaqësi vizitova Qendrën Edukative për Teknologji Pro Coders, ku mbi 250 nxënës përgatiten në mënyrë profesionale për fushën e teknologjisë dhe të programimit.
Aty na mikpriti drejtuesi i qendrës, z. Ramiz Kastrati, i cili na prezantoi punën e tyre të përditshme dhe misionin për të rritur një gjeneratë të re që do ta bëjë Gjilanin dhe Kosovën konkurruese në botën digjitale.
Gjatë këti mandati, ne si komunë bashkë me Pro Coders kemi organizuar Javën “Vajzat në ICT 2025”, aktivitet i cili kishte për qëllim fuqizimin e vajzave dhe të rejave përmes teknologjisë, inovacionit dhe përdorimit të mjeteve të inteligjencës artificiale.

Një takim të përzemërt patëm në shtëpinë e ish-profesorit të pikturës, z. Nagip Berisha, i cili na priti me bashkëshorten e tij, znj. Mejreme Berisha, aktore e jashtëzakonshme e gjeneratës së vjetër, e cilësuar edhe si Primadona e Gjilanit.

Biseda me ta ishte e mbushur me kujtime, histori dhe këshilla të vyera, që më frymëzuan thellë për punën dhe angazhimin për Gjilanin.

Çdo rrëfim i tyre më kujtoi se sa e rëndësishme është ta respektojmë të kaluarën dhe të punojmë për të ardhmen e qytetit tonë.

Përlepnica sonte u rreshtua kah fitorja e madhe e 12 tetorit.

Në këtë tubim mbresëlënës na nderoi me prezencë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku bashkë me banorët e këtij fshati, e konfirmuam bashkërisht besimin dhe përkushtimin për të vazhduar zhvillimin e Gjilanit.

Entuziazmi, përkrahja dhe energjia që ndamë sonte janë garancia më e madhe se më 12 tetor, së bashku, do ta çojmë përpara fitoren tonë të përbashkët.

You Might Also Like