Zgjedhjet Lokale 2025

Fatos Ramadani: Të rinjtë janë forca e së ardhmes sonë, do të përkrah sportin e sportistët

Unë Fatos Ramadani, kandidat për këshilltar komunal në Asamblenë Komunale do të jem një ndër zërat më aktivë dhe të përkushtuar në Kuvendin Komunal. Do të angazhohem në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të komunës. Me një vizion të qartë dhe një ndjeshmëri të veçantë ndaj nevojave të rinisë. Kam vendosur sportin si një ndër prioritetet kryesore të angazhimit të tij politik dhe qytetar.

Besoj se sporti nuk është vetëm një aktivitet fizik, por një mjet edukimi, integrimi dhe fuqizimi për të gjitha grupmoshat, në veçanti për të rinjtë. Disa nga angazhimet e mia më të rëndësishme do të përfshijnë: Promovimin dhe përmirësimin e infrastrukturës sportive, mbështetjen e klubeve lokale sportive, Organizimin e ngjarjeve sportive komunitare, avokimin për përfshirjen e sportit në arsimin formal dhe joformal dhe angazhime të tjera.

Për mua sporti është një mundësi për të ndërtuar të ardhmen e shëndetshme të komunës – jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në atë edukativ, kulturor dhe social. Një komunë që investon në sport, është një komunë që investon në rini, në shëndet, dhe në një shoqëri më të drejtë e më aktive.

“Të rinjtë janë forca e së ardhmes sonë – dhe sporti është ura që i lidh ata me një jetë më të shëndetshme, më të disiplinuar dhe më të angazhuar në komunitet”, – është një nga mesazhet e vazhdueshme”, thekson Fatos Ramadani.

Voto 113, Arbër Ismajlin për kryetar të Gjilanit

Voto 20, Fatos Ramadanin për këshilltar komunal

You Might Also Like