Vizitë inspiruese në fabrikën On Trade Fab, një prej bizneseve inovative që e kanë vendosur komunën tonë në hartën e prodhimit modern.
Këtu bashkë me ekipin pamë nga afër procesin e prodhimit të zyrave dhe shtëpive modulare me panelet termoizoluese dhe konstruksionet metalike, që garantojnë cilësi dhe qëndrueshmëri sipas standardeve më të reja të ndërtimit.
Krenar për ndërmarrësit tanë që me punë e vizion po kontribuojnë jo vetëm në zhvillimin ekonomik të Gjilanit, por edhe në krijimin e vendeve të reja të punës.
Komuna do të vazhdojë t’i mbështesë bizneset që sjellin inovacion dhe zhvillim të qëndrueshëm.