Ende pa rënë gjethet e vjeshtës, shumë pemë e drunjtë i ka mbuluar bora, e cila sivjet kudo në Kosovë erdhi para kohe.
Që nga nata e mbrëmshme, fjollat e borës nuk kanë pushuar, duke mbuluar pullaze e tokën, derisa shumë drunjë e pemë, të cilët ende janë të mbuluar me gjethe të gjelbër nuk kanë mundur t’i përballojnë peshës së madhe të borës dhe janë thyer, duke rënë për tokë.
Këtë dukur më së miri e ilustrojnë fotot e bëra në komunën e Gjilanit./kryelajmi.com/.
