Viti

Zhgënjimi dhe revolta e mërgimtarëve pozharanas për mungesë të ujit

Banorët e Pozharanit ndonëse e kanë rrjetin e ujësjellësit, nuk po furnizohen me ujë të pijshëm tash e disa ditë, sepse asnjë pikë uji nuk pikon nga krojet e ujësjellësit! Shumë mërgimtarë por edhe qytetarë të kësaj qyteze, kanë shprehur shqetësimet dhe zhgënjimin me veprimin që po bënë Kompania e ujit “Hidromorava” në Viti, të cilët as që qajnë kokën për këtë hallë dhe breng të qytetarëve e vecmas të mërgimtarve për mungesën e ujit nga ujësjellësi për të cilin përkujdeset kjo kompani. “Erdha në shtëpinë time dhe u befasova për të keq, shprehet I zhgënjyer G.Z me punë të përkohshme në Zvicër, sepse asnjë pikë uji nuk kisha në krojet në shtëpinë time dhe për të tu pastruar që nga dita e parë isha I detyruar që të shkojë me familje në ndonjë hotel apo restorant, shprehet ai.

Unë si edhe gjithë qytetarët I kamë kryer të gjitha obligimet ndaj kësaj kompanie por sa vlen kjo kur ujë nuk kam” ka thënë I zhgënjyer ky qytetarë. Mungesa e ujit të pijes nga ujësjellësi po u shkakton telashe të shumta në shtëpitë e tyre veçmas në këtë kohë vape e të cilët janë të detyruar që me ujë për pije dhe për nevoja të tjera të furnizohen nga me cisterna dhe me mjete tjera nga vendet e ndryshme si në Viti, Lubishtë Kabash etj aty ku ka ujë të ujësjellësit. Mungesa e ujit ka zhgënjyer edhe mërgimtarët të cilët këto ditë po qëndrojnë për pushime në vendlindje por që këtu po përballen me mungesë të ujit të pijshëm. Mungesa e ujit ka shkaktuar telashe të shumta për mërgimtarët madje njëri nga këta se qysh në ditën e dytë që kur kishte ardhur për pushime ishte I detyruar që në vend se të pushoj të angazhohet madje edhe të investoj në hapjen e posit për ujë I cili I kushtoi hiq më pakë se rreth 1000 euro !!!!

“Gjendje kaotike ne Pozharan, ka ditë të tëra ku qytetarët e Pozharanit kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Kurbetqarët të cilët kanë ardhur këto ditë në familje po ndihen të zhgënjyer me atë çfarë po shohin në Kosovë, pa ujë në këto ditë ku temperaturat janë tropikale. Edhe pse uji llogaritet të jetë mjaft i shtrenjtë, ku fatura arrin deri 15 euro në muaj, prapë se prapë këta kanë mbetur pa ujë, është për tu habitur intervenimet e ngadalshme të Kompanisë së Ujësjellësit,” ka thënë një mërgimtar tjeter i cili plotë mllef dhe I frustruar deklaroi në korrespodenturën tonë për gjendjen e krijuar në mungesë të ujit.

Është shumë paradoksale se kompetentet e kësaj kompanie asnjëherë nuk arsyetojnë mungesën e ujit madje ata shprehen se uji nga ujësjellësi rrjedhë e vërteta qëndron se ujë nuk ka tash e një javë e se është kështu e vërtetojnë edhe disa pronar të bizneseve dhe të kafeterive në Pozharan. Disa nga këta pronar por edhe qytetarët shprehen dhe janë të bindur se uji nga ujësjellësi është ndalur qëllimisht sepse në këtë mënyrë tash kur kanë ardhur mërgimtarët këta të kompanisë mendojnë se do të bëjnë inkasim të parave nga ata e kjo është për keqardhje !. Kështu edhe pse po behën gati 10 ditë “odisejada” e mungesës së ujit për rreth 7 mijë banorë të Pozharanit po vazhdon e kjo as që po I ndërgjegjëson kompetentet e Kompanisë !!!!

Ata as që po qajnë kokën për hallet e banorëve e veçmas të mërgimtarëve për të ndërmarrë diçka së paku për hir të kurbetqarve që mos të kthehen nga Kosova edhe më të zhgënjyer .Aziz Zuka

 

You Might Also Like