




Bashkë me kandidatin tonë për Asamblenë Komunale, Burim Elezin, patëm nderin dhe kënaqësinë të vizitojmë Laboratorin “Elita” në Gjilan, një vend ku profesionalizmi, përkushtimi dhe ndershmëria në punë ndihen që në hyrje.
Ky laborator, nën drejtimin e z. Mustaf Mustafa, është një histori e suksesit të qytetit që ka ndërtuar besim te mijëra qytetarë përmes shërbimeve të sakta dhe kujdesit njerëzor.
Në çdo cep të Laboratorit “Elita” shihet puna serioze, investimi në pajisje moderne dhe përkushtimi për ta ofruar më të mirën në fushën e analizave mjekësore.
Këto janë modele që e rrisin qytetin tonë dhe e bëjnë krenar secilin prej nesh.
Falënderim i veçantë për z. Mustaf për mikpritjen dhe për modelin që ai përfaqëson të një njeriu të punës, të vlerave dhe të kontributit të vazhdueshëm në qytet.
Gjilani ka njerëz që punojnë me zemër dhe që çdo ditë e bëjnë qytetin tonë më të mirë.
Ne do të jemi pranë tyre, për t’i mbështetur dhe për të ndërtuar bashkë një të ardhme me më shumë mundësi e më shumë besim të përbashkët.

Në një atmosferë të jashtëzakonshme, u takuam me qytetarët e Rrugës së Ferizajit, Livoçit të Ulët dhe Blinajës, njerëz punëtorë, të sinqertë dhe të vendosur që e duan ndryshimin e madh të 12 tetorit me zemër e me bindje.
Ishte një tubim që na dha vullnet, frymë dhe besim se bashkë po ndërtojmë diçka të madhe për Gjilanin e ri.
Në çdo fytyrë shihej shpresa për një qeverisje të re që dëgjon, që punon dhe që i mban premtimet.
Folëm hapur për projektet që do të nisin shumë shpejt, për rrugë të reja, ndriçim publik, investime në lagje, përmirësim të jetesës dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë.
Ky bashkim nuk është rastësor, është zëri i qytetarëve që duan fundin e stagnimit dhe fillimin e një epoke të re zhvillimi.
Faleminderit shumë për mikpritjen dhe besimin, për përkrahjen e jashtëzakonshme dhe për fjalët që të japin forcë për të vazhduar me më shumë vendosmëri.
Rruga jonë është drejt, e sinqertë dhe e përbashkët drejt një Gjilani të ri që punon për njerëzit!
