Është kënaqësi dhe nderë i veçantë për mua kjo mbështetje aq masive, ju falenderoj përzemërsisht për prezencën në këtë tubim kaq madhështor e domethënës për të ardhmen e qytetit tonë. Prania e juaj në numër kaq të madh është dëshmi e qartë për fitoren e LDK-së në këto zgjedhje, me në krye kryetarin e ardhshëm Arbër Ismajli, i cili ka vizionin dhe guximin për të marrë përsipër një detyrë kaq të rëndësishme.
Unë Bejtullah Kqiku, që mbajë emrin e gjyshit tim, atdhetar e humanist i madh dhe familja ime, e cila më rriti e më edukoi në frymën atdhetare, gjithnjë kemi kontribuuar ndër vite për vendin, në arsim, shëndetësi, kulturë, rini, sport e kudo që ishte nevoja. Të tillë do të jemi gjithmonë. Andaj, me nder e krenari kam pranuar që të jem kandidat i LDK-së për këshilltar komunal dhe qëndroj para jush jo për interesa personale, por për të mirën e qytetarëve, të Gjilanit e të vendit ku jetojmë.
Do të angazhohem që të jem zëri i qytetarëve të Gjilanit në Asamble. Do të punojë me ndershmëri e përkushtim për një jetë më të mirë të të rinjve. Për krijimin e lehtësirave për biznese, ekonominë, për përmirësimin e shërbimeve publike, për kulturën e sportin, do të angazhohem që të përfaqësojë interesat e qytetarëve e përmirësimin e jetës sonë të përditshme.
Faleminderit të gjithëve juve, të rinj, të moshuar, gra e burra, rini ju që jeni forca më e madhe për të bërë ndryshimin për një të ardhme më të ndritur për qytetin që e duam të gjithë.
Voto 113 LDK – Arbër Ismajli ✅
Voto nr. 17 – Bejtullah Kqiku ✅
https://www.facebook.com/share/p/1CjmYVLxhP
