Zgjedhjet Lokale 2025

Haziri: Do të bëjmë koalicion me të gjitha partitë që kanë vende në Asamblenë Komunale

Gjatë ditës, Dega e LDK-së dhe PDK-së në Gjilan kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi në balotazh për të përkrahur Arbër Ismajlin, e Lutfi Haziri, kryetar i degës së LDK-së në Gjilan në një tubim publik ka thënë se të bëjnë koalicion me të gjitha partitë që kanë vende në Asamblenë Komunale.
Sot nënshkruam një marrëveshje politike për bashkëpunim dhe qeverisje të përgjegjshme në Gjilan, që reflekton vullnetin e qytetarëve për unitet, profesionalizëm dhe mirëqenie.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një qeverisjeje që bashkon, që punon me transparencë dhe që vendos interesin publik mbi gjithçka. Qeverisja që duam është ajo që i shërben qytetarëve pa dallime, me vizion dhe përgjegjësi.
Falënderim të veçantë për z. Lutfi Haziri, kryetar i degës së LDK-së në Gjilan, dhe z. Riad Rashiti, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan, për gatishmërinë, vizionin dhe frymën e bashkëpunimit që po e ndërtojmë bashkë për të mirën e qytetit tonë.
Gjilani i ri meriton stabilitet, zhvillim dhe udhëheqje që bashkon. Dhe këtë do ta bëjmë bashkë me besim në Zot, me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve tanë.

You Might Also Like