Genc Nuza suspendohet për katër ndeshje nga FFK – shkak fyerjet ndaj drejtuesve të Gjilanit
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka marrë vendim për ta suspenduar për katër xhiro gjyqtarin e njohur Genc Nuza, pas sjelljes së tij në ndeshjen mes Gjilanit dhe Dukagjinit.
Sipas njoftimeve zyrtare, Nuza është ndëshkuar për fyerjet që dyshohet t’i ketë bërë ndaj drejtuesve të klubit të Gjilanit, pas përfundimit të takimit.
Klubi gjilanas kishte dorëzuar një denoncim zyrtar në FFK për incidentin në fjalë, i cili është shqyrtuar nga organet përkatëse të disiplinës.
Përveç Nuzës, me të njëjtin vendim është suspenduar edhe gjyqtari Granit Pacolli, i cili po ashtu ishte pjesë e ekipit gjykues në atë ndeshje.
Ky dënim vjen në një periudhë kur FFK po përpiqet të rrisë standardet e profesionalizmit dhe sjelljes në futbollin kosovar, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.





