Gjilan

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan pret në takim pune Komandantin e LMT të KFOR-it Turk në Gjilan

Gjilan, 23 dhjetor 2025

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi së bashku me stafin e tij, sot me datën 23.12.2025 në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan ka pritur Komandantin e LMT të KFOR-it Turk në Gjilan Major Rahmi Yldirim, me bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë këtij takimi u diskutuan tema me rëndësi të veçantë që lidhen me sigurinë e përgjithshme, bashkëpunimin institucional dhe forcimin e partneritetit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në rajonin e Gjilanit.

Gjatë bashkëbisedimit, të dyja palët vlerësuan situatën e sigurisë si të qetë dhe stabile, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të rregullt dhe bashkëpunimit të ngushtë.

Kolonel Rukiqi shprehu mirënjohjen e tij ndaj Major Yldirim dhe stafit të tij për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës, duke e cilësuar praninë dhe kontributin e KFOR-it si një faktor të rëndësishëm në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend.

You Might Also Like