Gjilan

Ka ndërruar jetë gazetari Xhavit Salihu

Xhavit Salihu, gazetar shumëvjeçar, ka ndërruar jetë në mbrëmjen e kësaj të marte. Profesionist i shkëlqyer, gazetar i përkushtuar në profesionin e tij, i afërt me shokë, i përkushtuar ndaj familjes e njeri shembullor, Xhavit Salihu do të mbahet mend ndër gjenerata.

Lajmin për vdekjen e kanë bërë të ditur familjarë të tij dhe vdekja e hershme e Xhavitit pos që është një humbje e madhe për familjen, është një humbje e madhe edhe për tërë shoqërinë, sikurse edhe për kolegët e tij gazetarë.

Xhavit Salihu, që nga mosha e tij e re ishte një koleksionues i pasionuar i disqeve e kastetave muzikore, kurse ishte një njohës i shkëlqyer i muzikës, të cilën e deshi më shumë se profesionin e mjekut dhe zhveshi mantelin e bardhë për t’iu përkushtuar profesionit të gazetarit.

Më pas ai do të themelonte mediumin e tij Radio Star, që shpejt u shndërrua në njërën ndër radiot më profesioniste e më të besueshme.

Ai ishte njeri me shije të veçanta për muzikën, andaj për të u bënë emisione të ndryshme, u shkrua nëpër portale e gazeta.

Me vdekjen e Xhavit Salihut, Gjilanit mbeti edhe pa një gazetar të devotshëm të fjalës së lirë, i cili ishte i pakompromis në pasqyrimin dhe raportimin real të jetës politike, kulturore e sociale në komunë tonë dhe më gjerë, kolegët e tij mbetën pa një mik e familja pa njeriun më të dashur të tyre.

You Might Also Like