Bëhet fjalë për pianisten 23-vjeçare nga Kosova, Anila Aliu, e cila po shkëlqen në skenën ndërkombëtare të muzikës klasike, duke fituar disa nga çmimet më prestigjioze në konkurse globale.
Së fundmi, ajo u shpall fituese e çmimit kryesor në një konkurs të nivelit të lartë në Tajlandë, ku konkurruan pianistë nga e gjithë bota. Ky sukses është rezultati i punës shumëvjeçare dhe kalimit të disa raundeve të vështira që nga viti 2020.
“Konkurenca ishte jashtëzakonisht e fortë, me pjesëmarrës nga të gjitha moshat dhe vende të ndryshme, por falë përkushtimit arrita të triumfoj,” tregoi Anila./Albanian Education



