Muzikë

AKV Gjilani shkëlqen në Bujanoc

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “GJILANI”, ka shkëlqyer në në ,,Festivalin Ballkanik te Folklorit-JEHONA”, të mbajtu në Bujanoc. Ky Festival I përket Folklorit Ballkanik dhe për herë të parë është mbajtur në Bujanoc.

Ansambli ,,GJILANI” mori pjesë në këtë Festival, duke u munduar që ta pasuroj gjithmonë këtë ngjarje kulturore me programet e veta krahas shumë Ansambleve dhe grupeve tjera nga Maqedonia, Serbia, Lugina e Preshevës dhe Kosova.

Ansambli i Këngëve dhe Valleve ,,GJILANI” ne këtë Festival u paraqit me këngë , valle koreografike dhe valle burimore tradicionale, te përgatitura nga këshilli artistik i Ansamblit.

Vlen te theksohet se ky Festival, nisur nga deklarimet e organizatorëve nga viti i ardhshëm do te mbahet ne te gjitha Komunat e Luginës se Preshevës,dhe synimi i tyre ishte qe te zgjerohet edhe me tej me Ansamble dhe grupe te ndryshme nga i gjithë Ballkani.

Këto organizime janë shume te qëlluara dhe te domosdoshme për kultivimin e vlerave artistike kombëtare ,njohjen dhe lidhjen sa me shume te rinjve te Ballkanit etj.

 

You Might Also Like