Gjilan

Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” e Gjilanit me datë 31 janr 2026, prej orës 12:00, në ambientet e Bibliotekës së Qytetit në Gjilan, organizon Garat e Enigmatëve si dhe tryezë tematike

Garat e Enigmatëve dhe Tryezë për enigmatë në Gjilan në kuadër të 45-vjetorit të revistës për enigmatikë, “Horizonti”. (1981-2026), Event ky, në kuadër të Manifestimit mbarëkombëtarë kulturor “Flaka e Janarit 2026”
 
Shoqata e Enigmateve “Ndre Mjeda” e Gjilanit me datë 31 janr 2026, prej orës 12:00, në ambientet e Bibliotekës së Qytetit në Gjilan, organizon Garat e Enigmatëve si dhe tryezë tematike me rastin e shënimit të 45-vjetorit të daljes së revistës së enigmateve “Horizonti” (1981–2026), revistë kjo e para e këtij lloji në gjuhën shqipe.
Tema qendrore e tryezës do të jetë:
“Horizonti – 45 vjet në shërbim të fjalës shqipe përmes enigmës”, ligjërues Dr. Zijadin Hasani, Kryeredaktori revistës.
ku do të trajtohet rrugëtimi historik i revistës, roli i saj në zhvillimin e enigmatikës shqiptare, si dhe kontributi i enigmatëve gjilanas ndër dekada.
Në kuadër të këtij aktiviteti do të mbahen diskutime tematike nga krijues dhe studiues të enigmatikës, ndërsa një pjesë e veçantë e programit do t’i kushtohet shpalljes së më të mirëve në garat enigmatike, konkretisht në:
·         përpilimin e fjalëkryqit, dhe
·         përpilimin e anagramit.
Po ashtu, Shoqata e Enigmateve “Ndre Mjeda” do të ndajë mirënjohje jubileare për kontribuuesit, bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e revistës “Horizonti”, të cilët kanë dhënë kontribut të çmuar në ruajtjen dhe zhvillimin e kësaj tradite kulturore.
Tryeza synon të afirmojë vlerat e enigmatikës si pjesë e rëndësishme e kulturës së shkrimit, mendimit dhe gjuhës shqipe, si dhe të nderojë një jubile domethënës për Gjilanin dhe mbarë hapësirën shqiptare.
 
——————————————————————————————————————————————————————————————————————
 
AGJENDË E TRYEZËS ENIGMATIKE
Organizator: Shoqata e Enigmateve “Ndre Mjeda” –  Gjilan
Rasti: 45-vjetori i revistës së enigmateve “Horizonti”(81/26)
Tema qendrore: “Horizonti – 45 vjet në shërbim të fjalës shqipe përmes enigmës”
Vendi: Biblioteka e Qytetit – Gjilan
Data:31. Janar 2026
Ora:12:00

1. Hapja e tryezës
  • Fjalë përshëndetëse dhe mirëseardhje nga moderatori i tryezës
  • Prezantimi i temës dhe i qëllimit të takimit

2. Referat hyrës: 45 vjet “Horizonti”
  • Histori i shkurtër i themelimit të revistës “Horizonti”
Referees: Dr. Zijadin Hasani,

3. Kumtesa dhe diskutime
  • Enigmatika si kulturë e mendimit dhe gjuhës
  • Kontributet individuale dhe kolektive ndër vite
  • Diskutim i hapur me pjesëmarrësit
4.   . Shpallja e më të mirëve në garat  e enigmatëve
  • Prezantimi i garës në përpilimin e fjalëkryqit
  • Shpallja dhe ndarja e mirënjohjeve/çmimeve për fituesit
  • Prezantimi i garës në përpilimin e anagramit
  • Shpallja dhe ndarja e mirënjohjeve/çmimeve për fituesit

5.    Ndarja e mirënjohjeve jubileare
  • Për kontribuuesit dhe mbështetësit e enigmatikës
  • Për bashkëpunëtorët e revistës “Horizonti” ndër vite

6.    Fjalë rasti dhe mbyllja e tryezës
  • Fjalë përmbyllëse nga përfaqësuesi i Shoqatës
  • Falënderime për pjesëmarrësit
  • Ftesë për vazhdimin e bashkëpunimit me enigmatë
Dreka për pjesëmarrës
31 janar 2026, Gjilan

You Might Also Like