Postim i KV Drita
Faleminderit për gjithçka, Erolind Kërqeli
Prej ditës së parë e deri sot, emri yt ka qenë gjithmonë i lidhur me fanellën e KV Drita. Me përkushtim, sakrificë dhe shpirt luftarak, ke dhënë maksimumin në çdo ndeshje, duke qenë shembull për bashkëlojtarët dhe frymëzim për klubin tonë.
Tani, një kapitull i ri po hapet për ty në Gjermani dhe ne të urojmë shumë suksese në rrugën tënde profesionale dhe jetësore.
Drita do të mbetet gjithmonë shtëpia jote, ndërsa ti do të mbetesh pjesë e historisë sonë.
Faleminderit për gjithçka, Erolind Kërqeli ‘DAJA’




