Sportet me dorë

Ky është ekipi që KV Drita do të përballet në finalen e Kupës së Kosovës në Volejboll

Në finalen e Kupës së Kosovës në Volejboll, këtë vit do të përballen KV Drita nga Gjilani dhe KV Fer Volley nga Ferizaj, mbase këto janë dy ekipet më të mira në Kosovë në volejbollin femëror.

KV Drita ka mposhtur në mbrëmjen e të mërkurës ekipin M-Technologie nga Prishtina me rezultat 3:1 në sete në ndeshjen që është zhvilluar në Palestrën “1 tetori” në Prishtinë.

Një natë më parë, KV Fer Volley ka arritur në finale të Kupës së Kosovës, pasi mposhti në gjysmëfinale Suti Sportin, të hënën mbrëma.

Ferizajaset triumfuan me rezultat 0-3 (17-25, 18-25, 17-25), në një përballje të dominuar në palestrën “QRS Suti Sport”.

Paraqitjen më të mirë nikoqiret e treguan në setin e dytë kur ngushtuan në shtatë pikë diferencën, derisa dy setet e tjera i humbën me rezultat identik, 17-25./kryelajmi.com/.

You Might Also Like