Me datën 06.02.2026, u prezantua raporti vjetor i punës për vitin 2025 i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, i cili u paraqit nga Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi, në prani të Drejtorit të Drejtorisë për Operacione Nënkolonel Arbnesh Ajvazi, përfaqësuesve të institucioneve lokale, kryetarëve të komunave, përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë, përfaqësues të bashkësive fetare, si dhe përfaqësuesve të ndryshëm institucionalë dhe të komunitetit.
Gjatë prezantimit u theksua se viti 2025 ka shënuar rezultate pozitive në fushën e sigurisë, ku statistikat tregojnë një rënie të numrit të përgjithshëm të rasteve për -4.17%, ndërsa veprat penale kanë shënuar rënie për -10.8%, përfshirë edhe rënie të numrit të veprave penale më serioze.
Po ashtu, u theksua rritja e aktiviteteve policore në aspektin preventiv, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, luftimin e dukurive negative, si dhe arrestimin e personave të kërkuar në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e drejtësisë.
Në fushën e sigurisë në komunikacion, raporti evidenton ulje të aksidenteve me fatalitet për 28.6%, krahas rritjes së aktiviteteve policore dhe numrit të gjobave në trafik, me qëllim të rritjes së sigurisë rrugore.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua avancimit të qasjes policore “Policimi në Bashkësi”, forcimit të partneritetit me komunitetin, rritjes së sigurisë në shkolla, si dhe transparencës së vazhdueshme me media dhe publikun.
Gjithashtu, u prezantua cilësia e shërbimeve policore, përfshirë kohën e reagimit, e cila monitorohet në baza ditore dhe mujore, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të efikasitetit dhe profesionalizmit policor.
Ndërsa Drejtori i Drejtorisë për Operacione Nënkolonel Ajvazi vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e menaxhmentit dhe të gjithë pjesëtarëve policor të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, duke theksuar se rezultatet e arritura janë dëshmi e punës profesionale dhe bashkëpunimit të mirë ndërinstitucional dhe me komunitetin.
Në mbyllje u ritheksua përkushtimi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan për të vazhduar ofrimin e shërbimeve profesionale, transparente dhe në interes të sigurisë së qytetarëve.
Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Qeveria – Vlada – Government Ministria e Punëve të Brendshme Ministarstvo Unutrašnjih Poslova / Ministry of Internal Affairs Policia e Kosovës/Policija Kosova/Kosovo Police Drejtoria e Përgjithshme e Policisë/ Generalna Policijska Di



