Sport Club Gjilani dhe FC Prishtina kanë arritur marrëveshje për huazimin e Hamdi Namanit. Mesfushori 31 vjeçar vjen nga klubi kryeqytetas si futbollist i huazuar me të drejta të plota aktivizimi deri në fundin e edicionit.
Namani më parë ka qenë pjesë e disa skuadrave në vend, ndërkohë që në pjesën e parë të kampionatit ka dhënë kontribut për kryeqytetasit nga edhe mori dritën ‘jeshile’ për të t’u huazuar te ‘kuqebardhët’.
SC Gjilani i uron mirëseardhje Hamdi Namanit dhe shpreh besimin se kontributi i tij do të jetë i rëndësishëm për skuadrën në vazhdim të sezonit.




