Futboll

Ramadani: Fitorja ndaj Llapit me rëndësi të dyfishtë

Këtë javë, FC Drita do të përballet me KF Llapi në kuadër të xhiros së 21-të në Superliga e Kosovës.
Në konferencën e sotme për media u deklaruan kryetrajneri Zekirja Ramadani dhe futbollisti Almir Ajzeraj.
Trajneri Ramadani u shpreh se, sa i përket takimit të nesërm përballë Llapit, si vendas ashtu edhe si mysafir, ata janë një super ekip dhe gjithmonë i papërshtatshëm. “Ne e dimë objektivin tonë dhe duhet të japim maksimumin, edhe pse të enjten kemi zhvilluar ndeshjen e fundit. Nuk duhet të arsyetohemi në këtë mënyrë, por ta kemi në fokus vetëm objektivin tonë.
Nëse arrijmë ta marrim trepikëshin duke dhënë gjithçka nga vetja, edhe pse do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë, fitorja përballë Llapit do ta ndihmonte ekipin edhe në aspektin psikologjik për përballjen e radhës në Slloveni. Unë u besoj futbollistëve dhe ekipit, dhe jam i bindur se nëse e përsërisim pjesën e dytë siç ishte ditën e enjte, nuk ka skuadër që do të na ndalë në Superligë,” potencoi trajneri Ramadani.
⚽ DRITA vs Llapi
⏰ 13:00
🗓️ 22.02.2026
🏟️ Stadiumi “Ramiz Sadiku”, Prishtinë

You Might Also Like