Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në vijim të takimit të 364-të, ka emëruar gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Gjilan, dega në Viti, gjyqtaren Blerina Jakupi – Ramadani.
Anëtarët e KGJK-së, sipas rekomandimit të Komisionit Vlerësues për intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve, dhe pas zhvillimit të procesit të votimit, me votë unanime emëruan Bleina Jakupi-Ramadanin në pozitën e gjyqtares mbikëqyrëse në Gjykatën Themelore në Gjilan, dega në Viti.
Mandati i saj është pesëvjeçar dhe fillon nga sot.




