ARSIMI

Maturantët e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” njoftohen rreth orientimit të tyre në karrierë

Kolegji AAB, me seli në Prishtinë,  para nxënësve maturantë të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” ka bërë prezantimin e programeve të veta, kurse kësaj radhe me theks të veçantë është ndalë tek Work Shopet dhe Trajnimet që organizohen nga ky institucion i arsimit të lartë privat.

Lira Jerliu, zyrtare për marketing në Kolegjin AAB, duke bërë prezantimin e programeve të këtij institucioni, ka theksuar se kanë mbi 50 programe të akredituara, kurse gjatë studimeve ofrohet punë praktike, programe reale, mundësi studimi jashtë vendit, orientim drejt tregut të punës, kryerja e punës praktike nëpër kompani të njohura dhe mundësi të tjera, kurse me fokus është tregu modern i punës.

Në kuadër të Kolegjit AAB veprojnë këto fakultete: Shkencat kompjuterike, Kulturë Fizike dhe Sport, Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Juridik, Komunikim Masiv dhe gazetari, Shkenca Mjekësore, Administratë Publike, Psikologji, Gjuhë të Huaja, Arte, Arkitekturë, Shkenca Sociale, Edukim Parashkollor, Stomatologji e programe të tjera.

Siç u tha dhe interesimi më i madh është në fusha që po kërkohen më së tepërmi e ato mbeten shkencat kompjuterike, marketingu digjital dhe programi për inteligjencë artificiale./kryelajmi.com/.

You Might Also Like