Në ambientet e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” u zhvillua një klasë “Yoga” me nxënësit e gjimnazit, e fokusuar në rritjen e përqendrimit dhe qetësimin e mendjes. Përmes ushtrimeve të frymëmarrjes, lëvizjeve të buta dhe pozicioneve të thjeshta, nxënësit patën mundësinë të ndalojnë ritmin e përditshëm dhe të sjellin vëmendjen tek vetja.

Kjo qasje ndihmon në reduktimin e stresit, rritjen e fokusit dhe përmirësimin e vetëdijes trupore. Aktivitete të tilla krijojnë hapësirë për zhvillimin e aftësive që mbështesin jo vetëm mirëqenien fizike, por edhe performancën në procesin mësimor.
Seanca është mbajtur nga trajnerja Arta Kqiku, kurse ky aktivitet ka gjetur përkrahjen e psikologeve të shkollës, Kaltrina Jetishi dhe Festa Demiri.





