Inspektorët e Komunës së Gjilanit, po vazhdojnë me kryerjen e detyrave të saja në terren, sipas ankesave të qytetarëve.
Drejtorati për Inspekcion, njofton, se një qytetarë është ankuar se në rrugën “Qarkore” janë dëmtuar gypat e ujësjellësit dhe kanalizimit.
Pas inspektimit është konstatuar se është bërë ndërhyrje në infrastrukturën komunale, ku janë prerë gypat e rrjetit të ujit dhe kanalizimit.
Pala e cila ka ndërhyrë në rrjetë është dënuar me 300 euro nga inspektorët.
Sipas Drejtoratit të Inspekcionit, pala tjetër e dëmtuar, ka pasur leje për tu lidhur në gypat e ujësjellësit dhe kanalizimit.
Nga Drejtorati për Inspekcion. u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë ligjin, sepse në të kundërtën do të pasojnë masat ligjore.



