Gjilan

Dr. sc. Blerim Haziri, heq dorë nga pozita e asamblistit komunal

Në cilësinë e të zgjedhurit me votë në Asamblenë Komunale të Gjilanit, me keqardhje ju njoftoj se më duhet të heq dorë nga pozita e asamblistit në Kuvendin Komunal të Gjilanit, edhe pse këtë mandat nuk isha nga fillimi i kësaj legjislature, por vetëm nga muaji mars i këtij viti.
Kjo vjen si rezultat i detyrimit ligjor, që më obligon të zgjedh ndërmjet angazhimit tim në universitet dhe funksionit në asamblenë komunale.
Ligji i ri në të ardhmen do të pengojë një pjesë të madhe të kandidojnë në organet komunale edhe pse nuk bëhet fjalë për dy paga, sepse ligjërisht kjo nuk është e mundur.
Megjithatë, duke e ndjerë veten borxhli moralisht ndaj votuesve që më kanë besuar, ju siguroj se do të vazhdoj të përcjell çdo shqetësim dhe kërkesë të qytetarëve përmes kanaleve të ndryshme në qeverisjen komunale dhe tek kryetari i komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni.
Këtë angazhim do ta vazhdoj deri në përfundim të këtij mandati.
Arma ime kryesore gjatë fushatës ka qenë Facebooku, prandaj kam zgjedhur pikërisht këtë kanal për ta bërë këtë njoftim.
Me shumë respekt dhe konsideratë, për çdo votë e për çdo mundi.
Ju jam mirënjohës tërë jetën!

You Might Also Like