Ekonomi

Drejtori Huruglica, viziton fabrikën lidere të vajit e pijeve

Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Haki Huruglica, ka vizituar fabrikën vajit, pijeve të gazuara dhe atyre energjike, Fluidi group.
Drejtori i Berat Mustafa, informoi mysafirët lidhur me sukseset e fabrikës së vajit e margarinës Floil, Rapsol, pijeve të gazuara Fluidi dhe atyre energjike Daubel Force.
Derisa sipas tij prodhimet e tyre pos mbulimit të tregut vendës, eksportohen edhe në vende jo vetëm të rajonit, por edhe në Evropë e më larg.
Sipas tij prodhimet janë të cilësisë së lartë, më të mirat e më të lirat.
Drejtori për Zhvillim Ekonomik, tha se bizneset prodhuese, si Floili, kanë një rol të madh për qytetin e Gjilanit, pasi krijojnë vende pune dhe ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen ekonomike.
“Floili, merret me përpunimin e vajrave ushqimorë sipas standardeve të
larta të cilësisë, duke ofruar produkte si vaji i lulediellit, vaji i rapsit dhe gjalpi”, tha Huruglica.
Sipas me rreth 135 punëtorë dhe prani edhe në tregjet ndërkombëtare, kompania përfaqëson një shembull të rëndësishëm të zhvillimit industrial.
“Gjatë takimit, pronari Berat Mustafa, na informoi për rrugëtimin e kompanisë, sfidat me të cilat përballen dhe nevojën për mbështetje më të madhe institucionale”, tha Huruglica.
Drejtori për Zhvillim Ekonomik, mori rekomandime lidhur me rëndësinë e angazhimit të nivelit lokal dhe qendror në krijimin e kushteve më të favorshme për bizneset prodhuese, në mënyrë që të lehtësohen sfidat dhe të rritet konkurrueshmëria në treg.
“Ky takim shërbeu si një mundësi e mirë për të diskutuar mbi mënyrat konkrete të bashkëpunimit dhe mbështetjes për zhvillimin e mëtejmë të sektorit privat”, tha drejtori Haki Huruglica.

You Might Also Like