Një kontribut simbolik me vlerë të madhe shpirtërore.
Afrim Rama nga Pozherani, i cili jeton në Zvicër, ka dhuruar 263 euro nga kursimet e tij personale për KF Vllazninë. Ky gjest, edhe pse simbolik në vlerë monetare, bart një domethënie të thellë dhe dëshmon përkushtimin dhe dashurinë e madhe ndaj klubit.
Mbështetja nga bashkatdhetarët tanë në mërgatë po vazhdon të jetë një shtyllë e rëndësishme për klubin, duke treguar se lidhja me vendlindjen dhe ekipin e zemrës mbetet e fortë, pavarësisht distancës.
Falënderojmë sinqerisht Afrim Ramën dhe të gjithë kontribuuesit për mbështetjen e vazhdueshme.





