Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtoreshën për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu-Qerimi, vizituan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjilan.
I pari i komunës, tregoi se me këtë rast, i uruan suksese Dr. Basri Kamberi për përzgjedhjen e tij në pozitën e drejtorit të QKMF-së.
“Jemi të bindur se me profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, ky institucion do të vazhdojë të zhvillohet edhe më tutje”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i Gjilanit, theksoi se gjatë kësaj vizite, u zotuan se do të vazhdojnë të shtyjnë përpara politikat tona të shëndetësisë për të ofruar shërbime sa më të mira dhe cilësore për të gjithë qytetarët.
“Punë të mbarë dhe shumë suksese drejtorit të ri dhe gjithë personelit shëndetësor”, tha kryetari Hyseni.





