Njësia e Kuvendit të Komunës së Gjilanit ka bërë të ditur se për shkak të mosfunksionimit të rrjetit nga Telekomi i Kosovës dhe në pamundësi të transmetimit online të seancës së V, seanca do të vazhdojë punimet më 8 maj 2026, me fillim në orën 10:00, në objektin e SHMAP dhe Muzikës “Adem Kastrati”.



