Gjilan

Vrasjet e fundit në Gjilan: Kërkohet më shumë polici afër shkollave dhe kontrolle kundër armëmbajtjes pa leje

KKSB shqyrtoi situatën pas ngjarjeve të fundit tragjike. Kërkohet më shumë polici në shkolla dhe kontrolle kundër armëmbajtjes pa leje.

​Me kërkesë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, sot u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB).

Takimi u thirr për të shqyrtuar situatën e sigurisë në qytet pas zhvillimeve të fundit.

​Në mbledhje morën pjesë zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, drejtori rajonal i Policisë, Agron Rukiqi, si dhe komandanti i Stacionit Policor në Gjilan, Besim Rexhepi, të cilët njoftuan të pranishmit mbi rrethanat e ngjarjeve tragjike.

​Gjatë takimit u kërkua ndërmarrja e masave të menjëhershme, ku u rekomandua rritja e kontrolleve policore për parandalimin dhe identifikimin e armëmbajtjes pa leje, si dhe shtimi i prezencës policore në shkolla me qëllim garantimin e sigurisë së nxënësve dhe stafit arsimor.

​Udhëheqësit komunalë dhe organet e rendit u zotuan për bashkëpunim të ngushtë, duke e cilësuar mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe fëmijëve si prioritet kryesor.

You Might Also Like