Kuvendi Komunal i Vitisë shqyrtoi pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2026.
Kuvendi Komunal i Vitisë nën kryesimin e Bekim Azizit ka mbajtur sot mbledhjen e pestë të rregullt. Me këtë rast janë diskutuar pika të ndryshme të rendit të ditës, por në veçanti është diskutuar për Pasqyrat Financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2026.
Në fillim të kësaj mbledhje kryesuesi Azizi i njoftoj të pranishmit lidhur me vlerësimin e ligjshmërisë së akteve që kanë kaluar përmes Kuvendit. Më pas janë prezantuar edhe pasqyrat financiare janar-mars 2026. Berat Zuka nga Drejtoria e Financave prezantoi pasqyrat ku sipas këtij dokumenti, për këtë periudhë janë inkasuar gjithsej të hyra vetanake në vlere prej 184.510,38€ dhe shkalla e inkasimit, duke u bazuar në planifikimin vjetor është 14.25%.
Ndërsa gjithmonë sipas këtij dokumenti buxheti i alokuar për periudhën janar – mars te vitit 2026 nga fondet burimore: Granti qeveritar, të hyrat vetanake, dhe donacionet ishte 7.099.162,97€, ndërsa shpenzimet jane : 6.598.950,00€, shkalla e ekzekutimit te buxhetit për periudhën janar- mars 2026 është 92,95% në krahasim me alokimet për të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike.
Me pas janë shqyrtuar edhe votuar me shumicë votash edhe këto pika:
Propozim vendimi për nisjen e procedurave për themelimin e ndërmarrjes publike lokale (NPL) në Komunën e Vitisë.
Propozim vendimi për ndarjen e parcelës kadastrale të pronës komunale.
Propozim vendimi për transferin (Rialokimin) e mjeteve.
Propozim buxhetore për në programin buxhetor në kategorinë ekonomike të investimeve kapitale.
Propozim vendimi për kthimin e mjeteve buxhetore kategorinë ekonomike të investimeve kapitale.
Në këtë seancë, u përfshi edhe një pikë shtesë, ajo e propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim pronat e palujtshme të komunës, kompanisë kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike SH.A Keds në Viti, për vendosjen e trafove elektrike.
Ndërkaq jashtë rendit të ditës u diskutua dhe u paraqitën shqetësime të tjera që i paraqitën këshilltarët.Aziz Zuka



