POETJA NGA TIRANA, KLEJDA PLANGARICA, FITUESE E ÇMIMIT LETRAR “MUZA E AGIMIT” 2026
Në Zhegër të Gjilanit, në kuadër të Manifestimit tradiicional kulturor, “Ditët e Agimit”, u mbajt pjesa letrare “Muza e Agimit, në ambientet e shkollës së mesme të ulët, “Agim Ramadani”.
Në praninë e shumë krijuesve letrar si dhe të artdashësve, kjo pjesë e Manifestimit u hap simbolikisht me zërin e heroit të kombit, Agim Ramadani, i cili nga pozicionet e Koshares, bashkëbisedon me bashkëshorten duke I thënë se “ne po fitojmë”.
Më pas, me një fjalë përshëndetëse iu drejtua pjesmarrësve, vëllai I Agimit, Jashar Ramadani, kurse poetja Linditë Ramiushi Dushku, deklamoi një poezi përkushtuese për heroin nga shkrimtari Ibrahim Kadriu.
Leximi i poezive konkuruese sipas një liste të përzgjedhur nga Organizatori I këtj Manifestimit, Shoqata “Ditët e Agimit” dhe Ars Clubi “Beqir Musliu, u realizua sipas rendin alfabetik dhe u drejtua nga poetja Kaltrinë Berisha.
Nëntëmbëdhjetë poetë nga treva të ndryshme të hapësirës shqiptare (Kosovë, Maqedoni e Veriut, Shqipëri e Kosovë Lindore) lexuan krijimet e tyre premiere, të cilat I përcolli me kujdes si publiku ardashë, gjithashtu dhe Juria letrare në përbërje, Zyrafete Shala, kryetare e Jurisë, Nexhat Rexha dhe Mehmetali Rexhepi, anëtarë.
Fituese e sivjeme e pjesës letrare “ Muza e Agimit”, u shpall poetja nga Tirana, Klejda Plangarica, e cila paraqiti poezinë e saj me titull, “Puhi drite”. Vendin e dytë e fitoi poeti nga Malisheva, Mehdi Krasniqi, me titull, “Shpërfillje”, kurse vendin e tretë, poetja nga Gjilani, Albina Idrizi ( Ka ditë si kjo ditë).




